CNN publikon videon e re të masakrës në Kenia (Video)

CNN ka publikuar sot një video ku tregohet një filmim që u kap nga kamerat e sigurisë gjatë sulmit në Kenia muajin e kaluar.

Në video shfaqen terroristet teksa janë duke shkuar qendrën tregtare dhe mbajnë celularë në duar. Ata mjaft të qetë dhe janë duke biseduar në telefon dhe herë pas here luten duke u gjunjëzuar.

Kamera në fillim shfaq një burrë të fshehur pas një kioske, ku papritur i afrohet një nga terroristët dhe e qëllon me armë disa herë. Pastaj në një plan të dytë shfaqet prapë i njëjti person, mbytur në një pellg me gjak teksa mundohet të lëvizë. Pastaj terroristi i afrohet dhe e qëllon me një breshëri plumbash.

Pastaj kamera tregon dhe një familje britanike, ku një djalë i vogël i afrohet terroristit dhe i thotë se, “ti je një njeri i keq”. Dhe më pas djali dhe familja e tij lihen të lirë të largohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button