Horoskopi ditor, e hënë 16 korrik 2018

Dashi

Fatmirësisht ndikimi i Hënës tej jeta juaj ne çift do jete pozitiv gjate kësaj dite. Do tregoheni mjaft tolerante dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Ata qe janë vetëm do kenë disa takime mbresëlënëse dhe mjaft interesante. Sektori qe lidhjet me te ardhurat do jene jo vetëm i qëndrueshëm, por mund te ketë edhe përmirësime te ndjeshme për disa.

Demi

Dite shume animuar dhe plot ngjyra kjo për te dashuruarit. Nuk do ketë mosmarrëveshje, përkundrazi fale një komunikimi te mire do arrini t’i zgjidhni edhe disa pengje qe ju kishin mbetur. Beqaret duhet te jene te kujdesshëm dhe t’i mendojnë mire propozimet qe do ju bëhen. Financat do jene problematike dhe kjo do jete fusha qe do ju harxhoje me tepër kohe.

Binjaket

Ka shume mundësi qe marrëdhënia ne çift te jete shume konfliktuale gjate kësaj dite. Do kërkoni me shume te drejta e pavarësi dhe kjo mund te mos i pëlqejë atij qe keni ne krah. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do kenë një dite me pozitive dhe me emocionuese. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund te behet menjëherë e trazuar.

Gaforrja

Mos lejoni njerëzit e huaj te ndikojnë ne lidhjen qe keni krijuar sepse do ju prishin pune. Mundohuni qe ta zgjidhni gjithçka vete sepse ne këtë mënyrë do merrni edhe me tepër kënaqësi. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin edhe dashuri me shikim te pare. Problemet financiare do marrin fund njëherë e mire. Do mund te shpenzoni edhe pak me tepër.

Luani

Rutina do e pushtoje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire për këtë fakt dhe shpeshherë trishtimi do ju pushtoje. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete, por ta hapin zemrën e te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Askush nuk do i detyroje te hedhin hapa te nxituara. Financat do jene mjaft te ekuilibruara. Shlyeni fillimisht borxhet qe keni.

Virgjeresha

Jeta ne çift do ju sjelle emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme gjate kësaj dite. Pasioni do jete i zjarrte dhe do ju kujtoje fillimet e lidhjes. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te filluar aventura, por asgjë me tepër sesa kaq. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Derisa situata te stabilizohet duhet te ruani maturinë dhe kujdesin me shpenzimet.

Peshorja

Dite e qëndrueshme dhe pa mosmarrëveshje kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me fat qe keni ne krah dike si partneri qe ju mbroj dhe ju bën gjithmonë te ndiheni mire. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare kështu qe duhet te përgatiten. Ne planin financiar duhet te ndiqni strategji te reja për ta përmirësuar situatën. Nuk duhet humbur asnjë minute kot.

Akrepi

Gjate kësaj dite do kaloni me tepër kohe pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me se miri ne krahët e tij. Përkëdheljet dhe ledhatimet do ju bëjnë te ndiheni me te dëshiruara dhe me te dashuruara gjithashtu. Beqaret do kenë takime premtuese dhe mjaft emocionuese. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por nuk rekomandohet as marrja e huave.

Shigjetari

Asgjë e veçante nuk do ndodhe gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe merrini gjerat shtruar dhe bëni atë qe do ndjeni për momentin. Beqaret do koleksionojnë zemra dhe do marrin kohen e nevojshme për te zgjedhur personin e duhur. Ne planin financiar do mbështeteni nga Jupiteri dhe situata do ketë goxha përmirësime. Do ndiheni me te qete.

Bricjapi

Edhe pse partneri do ju kushtoje me tepër vëmendje dhe do mundohet qe ju te ndiheni sa me mire, ju nuk do i vlerësoni përpjekjet e tij. Epo edhe durimi i tij dhe toleranca e ka një kufi. Ne mbrëmje do keni debate te forta. Beqaret nuk do kenë aspak fat dhe serish do mbeten vetëm. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

Ujori

Hëna do ndikoje negativisht tek lidhja juaj sot kështu qe pritet një dite e trazuar. Nuk do hapni rruge ne asnjë moment dhe kokëfortësia do ju karakterizoje gjithë kohës. Beqaret do jene sensuale dhe do bien ne sy prandaj dhe mundësitë për takime do jene goxha interesante. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm. Edhe pse buxheti është i mire nuk duhet shpenzuar pa fund.

Peshqit

Dite e turbullt për te gjithë ata qe janë ne çift. Do jeni me humor te keq qe ne mëngjes dhe do e kritikoni pa fund atë qe keni ne krah. Fatmirësisht ai do jete me i kuptueshëm sepse ne te kundërt mund te përballeshit edhe me ndonjë ndarje. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap sot sepse nuk është momenti i duhur. Buxheti nuk do jete aspak problematik.

VERZIONI DESKTOP