PPD: Peshevski nga një “ekspert” për investime të huaja, u bë “ekspert” ekologjik

“Dje në ditën e drurit, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike nga një ekspert për investime të huaja të dështuara u bë “ekspert” për dështime ekologjike”, thonë nga PPD.

Sipas tyre, “zbulimet” e Peshevskit, siç thonë ata, për ndotjen më të madhe të ajrit në Tetovë, flasin se shkaku për këtë është fakti se tetovarët për ngrohje djegin dru, gjë që fare nuk është e saktë sepse tetovarët viteve të fundit janë përcaktuar edhe për burime tjera energjie siç është rryma, nafta, energjia solare dhe peletat.

“Në lidhje me këtë PPD konsideron se “zbulimi shekullor” I Peshevskit nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe shkencën e ekologjisë nga vetëm një arsye kryesore se Tetova edhe gjatë verës (kur tetovarët si e gjithë bota, jo vetëm që nuk ndezin koftorë por ikin në hije nga rrezet e Diellit) radhitet në 5 qytetet më të ndotura në botë. Atë që “eksperti “ Peshevski dje nuk e përmendi (dhe Qeveria gjithnjë i ikë kësaj pyetjeje) është se faktori kryesor i ndotjes masive të ajrit në Tetovë, Shkup, Manastir e gjetiu është importi nga jashtë i veturave të vjetra deri në 15 vjet i cili tashmë ka arritur numrin e mbi 150 mijë mjeteve të cilat për çdo sekondë lëshojnë tonelata e tonelata gazra helmuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button