Assad: Kemi armë që mund ta paralizonin Izraelin në sekond

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se rezervat e armëve kimike që shteti i tij disponon e ka humbur efektivitetin e tyre, si armë strategjike dhe duhet që ato të hiqen qafe.

Bashar al Assad tha sot se, këto armë janë vetëm barrë për ta dhe se posedojnë armë ‘shumë më të avancuara’, të cilat mund të shërbenin si parandalim dhe të paralizonin Izraelin përbrenda sekondave.

Këto komente nga Assad vijnë në kohën kur masakrat e tij ndaj popullit sirian vazhdojnë ndërsa në anën tjetër qeveria në Damask ka rënë dakord për largimin e arsenalit kimik të armëve pasi është akuzuar për përdorimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button