Komisioni Anketues për përgjime miratoi planin e ri të punës

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Komisioni Anketues për përgjime, miratoi planin e ri të punës.

Martin Protugjer, Sasho Mijallkov dhe Mile Janakieski janë të propozuarit e LSDM-së për dëshmitarë të Komisionit Anketues (KA) për përgjime.

VMRO-DPMNE, për dëshmitar i propozoi, Nikolla Gruevskin, Zoran Stavreskin dhe Gordana Jankulloskën. “Me deklaratat e tyre, shpresojmë që të kontribuojnë në punën e Komisionit Anketues”, tha Milloshoski.

Nga VMRO-DPMNE, kërkojnë që dëshmitarët të dëgjohen pas dyerve të mbyllura, ndërkaq këtë të fundit e kanë kundërshtuar nga ana e LSDM-së.

Nga ana tjetër, pas mbarimit të seancës së komisionit, kryetari i këtij komisioni, Petre Shilegov, shprehu habinë se pse anëtarët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë që dëgjimi i dëshmitarëve të jetë jashtë opinionit.

“VMRO-DPMNE, vazhdon të fshihet. Komisioni Anketues ishte kërkesë e faktorit ndërkombëtarë, për t’i sqaruar dilemat dhe përgjegjësitë e atyre që i shkelën kompetencat institucionale. Pse po fshihet, për ne është e paqartë”, tha Shilegov, raporton Portalb.

Partia në pozitë, BDI, sot nuk e ka dorëzuar listën me dëshmitar, as nuk ka komentuar për ngjarjen në fjalë.

As PDSH, nuk e ka dorëzuar listë e dëshmitarëve, për këtë të fundit, përfaqësuesi i kësaj partie, Ernad Fejzullahu tha që partia e tij ka dy arsye pse nuk e kemi dorëzuar listën, raporton Portalb.

“Ne kemi dy arsye pse nuk e kemi dorëzuar listën me dëshmitarë, e para, ne jemi parti opozitare dhe s’kemi të bëjmë asgjë me këtë skandal dhe e dyta, ne nuk ju besojmë njerëzve që janë nëpër këto institucione sepse ata kanë ardhur nga zgjedhjet e kriminalizuara”, tha Fejzullahu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button