Sekretari Kerry ishte i qartë në Kosovë, mesazhe të forta për politikanët

Sekretari amerikan i Shtetin John Kerry në konferencën e sotshme për medie, pas takimeve me zyrtarët e Kosovës, dha mesazhe të qarta nga këndi i shikimit amerikan për zhvillimet në vendin tonë.

Në fund të vizitës së tij ai bashkë me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa falënderuan njëri-tjetrin.

Ra në sy kënaqësia e shprehur e sekretarit Kerry për flamujt dhe posterët e shumtë të tij gjithandej Aeroportit, që sipas tij reflektojnë respektin dhe dashurinë e kosovarëve për vendin e tij.

Kryeministri Mustafa ishte i pari që filloi konferencën. Ai tha se e ka informuar Kerryn për situatën politike në vend dhe projektet e Qeverisë dhe ka falënderuar sekretarin amerikan të Shtetit për ndihmën që ShBA-të i kanë dhënë Kosovë, transmeton Koha.net.

Në konferencë nuk u tejkaluan as komentet për relacionin opozitë-pozitë në Kuvendin e Kosovës, betejat rreth marrëveshjeve të nënshkruara me Beogradin, atë të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, dhe tjetra me Malin e Zi për demarkacionit e kufirit.

Kryeministri kosovar, Isa Mustafa tha se ata janë të vendosur të vazhdojnë dialogun me fqinjët dhe se ftojnë opozitën për dialog politik.

Kurse sekretari amerikan i Shtetit ishte më i prerë në komentet e tij.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë”, tha ai duke shtuar se këto janë edhe fjalët e presidentit Obama. Kerry tha se “ShBA-të nuk do të mbështetnin asnjë marrëveshje që do të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Kurse për veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, ai ishte gjithashtu i shkurtër dhe i qartë.

“Debati duhet të ndodhë në demokraci, e veçmas në Kuvend, duke respektuar njëri-tjetrin. Nuk është Kuvendi vend për gaz lotsjellës. Ndërsa nga liderët kërkoj që ta luftojnë korrupsionin”, tha Kerry.

Mustafa përmendi USAID-in, si organizatë që financohet nga ShBA-të, që ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, duke shtuar edhe strehimin e refugjatëve kosovarë në ShBA gjatë luftës në Kosovë.

Edhe arrestimet e fundit nga autoritetet e Kosovës të disa të dyshuarve për implikime në terrorizëm, ishin pjesë e lëvdatës së Kerryt.

Në konferencës u përmend ndërtimi i “Kosovës së Re” nga një kompani amerikane, ndërsa Kerry ftoi Qeverinë e Kosovës të përfshijë studentët që kanë studiuar në Amerikë.

Sekretari amerikan i Shtetit premtoi se do të zhvillojë edhe një vizitë tjetër, ngaqë kjo, sipas tij, ishte shumë e shkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button