Kerry: Ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që cenon pavarësinë e Kosovës

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në konferencën pas takimit me kryeministrin Mustafa ka thënë se SHBA’ja nuk do ta mbështeste asnjë marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës
Ai e ka mbështetur dialogun me Serbinë, ndonëse ka thënë se e di që marrëveshjet kanë qenë të vështira për t’u marrë.

“Është një rrugëtim i rëndësishëm që kemi bërë së bashku. Ju kërkojë ndjesë për këtë vizitë të shkurtër. Kam premtuar se do të vijë në një vizitë më të gjatë kur të kem më shumë kohë”.

“Në emër të presidentit Obama ju kam sjellur përshëndetjet e tij dhe angazhimin e fuqishëm të SHBA për pavarësinë e Kosovës. Folëm për çështje ekonomike, të sigurisë, tranzicionit, sfidave në parlament”, ka shtuar më tej Kerry.

Sipas sekretarit Kerry, nënshkrimi i MSA-së paraqet një hap të madh, këto fitore janë rezultat direkt i vullnetit të Kosovës për të bërë progres në dialogun me Serbinë.

Ndërkaq sa i përket marrëveshjeve me Serbinë, Kerry ka theksuar se SHBA-të janë të vetëdijshme që nënshkrimi i tyre nuk ka qenë vendim i lehtë – aftësia për t’i bërë ato për të mirën e vendit quhet lidership.

“SHBA janë të kënaqura me demonstrimin e rezultateve për t’i bërë gjërat, që t’i ndryshoj gjërat, në kuadër të dialogut me Serbinë. Ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë e Kosovës. Ne kemi investuar shumë për të ardhmen e Kosovës dhe nuk do ta vendosnim të ardhmen e Kosovës në rrezik”, ka thënë ndër tjerash Kerry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button