Vardari u bë “pacient” i Shkëndijës

Edhe përkundër presionit nga tribuna dhe presioneve të lojtarëve të Vardarit kundrejt gjyqtarit Meçkarovski, futbollistët e Shkëndijës triumfuan edhe në ndeshjen kthyese dhe me plot meritë u plasuan në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Me golat e brazilianit Zhunior dhe Kirovskit, kuqezinjtë i zgjidhën të gjitha dilemat se kush do të luajë në gjysmëfinale, edhe pse realisht ajo dihej qysh prej ndeshjes së parë, kur në Çair djemtë e Duros triumfuan me rezultatin 3:0.

Kështu me rezultatin e përgjithshëm 5:1, kuqezinjtë nga Tetova e fituan duelin kundër rivalit të tyre të madh duke vazhduar kështu betejën për titullin e dyfishtë këtë sezon. Ndryshe, ashtu siç pritej, tifozët e skuadrës nikoqire, të ashtuquajturit “Komiti” me të filluar ndeshja, filluan me ofendimet në bazë nacionale kundrejt lojtarëve kuqezi, duke i quajtur ato “Indianci” (“Indianë”), njëjtë sikurse që i kishte quajtur një pjesë të tifozëve, futbollisti i tyre Popov, pas ndeshjes së parë në Çair.

Por, edhe përkundër kësaj, treshja e gjyqtarëve dhe delegati nuk kanë reaguar asnjëherë, teksa ata nuk reaguan edhe gjatë pjesës së dytë kur ofendimet vazhduan. Në ndërkohë, ajo që u vërejt në këtë përballje, ishte prezenca e madhe e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda dhe jashtë stadiumit. / Portalb /

Rezultatet:

Vardari – Shkëndija 1:2 (0:3)

Sileksi – Rabotniçki 1:2 (0:3)

Horizont T. – Mak.Gj.P. 0:1 (4:2)

Bregallnica – Mlladost CD. 4:1 (1:1)

*Me të zezë janë ekipet që u plasuan në gjysmëfinale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button