Nishani: Mazhoranca përdhosi parlamentin

Presidenti i Republikës përmes një njoftimi për mediat shprehu sot keqardhje ndaj sulmit politik që shumica qeverisëse adresoi sot kundër tij në Kuvend.

“Presidenti i Republikës demaskon dhe dënon deformimin qëllimulët ndaj angazhimeve të tij kundër moszbatuesve dhe shkelësve të Ligjit në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Jo vetëm tani dhe në këtë rast. Në çdo periudhë, në të gjitha rastet, në çdo detyrë që ka pasur në të kaluarën dhe do ketë në të ardhmen. Duke cënuar besueshmërinë dhe duke inkurajuar sjelljen e papërgjegjshme, ky sulm me shtysë të qartë politike, është një tjetër atentat i rëndë që shumica qeverisëse i bën komunikimit normal ndërinstitucional” ,thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca, transmeton portali Albeu.

Më tej në deklaratë thuhet se Presidenti i Republikës, ka qenë, është, dhe do jetë, i bindjes së thellë dhe të patundur, se pavarësisht nga pozicioni shoqëror, hierarkia shtetërore, dhe çdo rrethanë tjetër, denoncimi i shkelësve të ligjit dhe në përgjithësi mbrojtja e ligjshmërisë, është një akt civil, një detyrim njerëzor i vetvetishëm, i cilitdo qytetar të vendit. http://www.albeu.com/shqiperi/nishani-mazhoranca-perdhosi-parlamentin/128751/

Lajme të ngjashme

Back to top button