BDI: Përshëndesim vendimin e NATO-s, për pranimin e Malit të Zi në gjirin e saj

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndetë vendimin e Aleancës Veriatlantike – NATO, për pranimin e Malit të Zi në gjirin e saj, njofton Portalb.

“Vlerësojmë se kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurt për të gjithë popujt e rajonit, për të pasur paqe dhe stabilitet afatgjatë. Republika e Maqedonisë disa herë është duke e humbur këtë shans, për shkak të kontestit të pazgjidhur të emrit me Greqinë. Megjithatë, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më tej do të jep kontributin e saj të parezervë, drejt zgjidhjes sa më të shpejtë të këtij kontesti, në mënyrë që edhe vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe politiko-ushtarake. Për ne, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mbeten prioritete kryesore, pa të cilat nuk mund të ketë perspektivë demokratike në vend dhe rajon”, thuhet në kumtesën e BDI-së. /Portalb

Lexo: Edhe Mali i Zi para dyerve të NATO-s, Maqedonia “me gishta në gojë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button