Mali i Zi u pranua në NATO

Ministrat e jashtëm të NATO-s janë pajtuar që Mali i Zi të pranohet në këtë aleancë.

“Ne e urojmë Malin e Zi”, tha sot sekretari i spërgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel.

Kjo deklaratë e tillë u përcoll me duartroktije të zëshme.

Mali i Zi me 600 mijë banorë praktikisht do të jetë vendi i 29 i NATO-s.

Shqipëria dhe Kroacia u pranuan në vitin 2009.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button