Nesër vendimi për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Vendimi për të ftuar Malin e Zi për t’iu bashkuar NATO-s do të merret nesër në selinë e NATO-s në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin belg sot dhe nesër do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Një nga temat e takimit është dhe vendimi për ftesën eventuale për Malin e Zi për t’u bërë anëtar i 29 i kësaj organizate.

Njoftimi zyrtar i takimit do të vijë pas votimit të 28 shteteve anëtare, ndërsa është paralajmëruar se informacionin e votimit do ta kumtojë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për mediat.

Në Samitin e NATO-s, i cili vitin e kaluar u mbajt në Uells, u vendos që me Malin e Zi të hapet dialogu intensiv. Për Malin e Zi atëherë ishin vendosur katër angazhime reformuese që duhej të implementohen në mënyrë intensive gjatë vitit 2015. Fushat e përparimit të cilat monitorohet nga anëtaret e NATO-s janë reforma e shërbimeve të sigurisë, reforma e mbrojtjes, mbështetjes publike dhe sundimi i ligjit.

Zgjerimi i fundit i NATO-s ndodhi në vitin 2009, kur u pranuan Shqipëria dhe Kroacia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button