eBay me organizatë të veten mediale

Pierre Omidyar, themeluesi i gjigantit eBay, ka bërë të ditur se do të hapë një organizatë të veten mediale, me emra si Glenn Greenwald, gazetari që njihet për shumë shkrime ekskluzive rreth programeve të mbikqyrjes amerikane.

Greenwald kishte punuar me ish-punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, në një seri dokumentesh sekrete amerikane.

Omidyar, është cituar të ketë thënë se “ka një interesim të shtuar për mbrojtjen dhe forcimin e rolit të gazetarisë në shoqëri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button