Samiti i Klimës, mbledh udhëheqësit botëror në Paris, Obama vendos lule për viktimat

Udhëheqësit botëror kanë mbërritur në Paris, për të marrë pjesë në Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Klimën. Forca të shumta sigurie kanë rrethuar qendrën në “Le Burget”, ku do të zhvillohet COP21, njofton Klan.

Qëllimi i kësaj konferencë është arritja e një marrëveshjeje, brenda dy javëve, për të përdorur më shumë energjinë diellore, në vend të lëndëve djegëse. Bisedimet në Paris nuk do të jenë të lehta dhe kompromisi duhet të arrihet deri më 11 Dhjetor.

Presidenti amerikan, Barak Obama që ka mbërritur në Paris, vendosi një trëndafil të bardhë në teatrin “Bataklan”, ku u shënua dhe numri më i madh i viktimave i sulmeve të 13 Nëntorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button