Iniciativë rajonale “Risi për të mirë” në Beograd

Përdorimi i teknologjive moderne për nxitjen e ndryshimeve shoqërore dhe kualitet më të mirë të jetës së të rinjve.

Microsoft e organizon punëtorinë rajonale “Risi për të mirë” në bashkëpunim me organizatën joqeveritare TechSoup Global më 18-19 tetor 2013. Qëllimi i punëtorisë është përforcimi i shkathtësive të të rinjve në fushën e risive shoqërore dhe ndërmarrësinë. Punëtoria do të mbahet në zyrat e Microsoft Serbi, me 50 pjesëmarrës nga shtatë vende të rajonit.

Qëllimi i punëtorisë “Risi për të mirë” në kuadër të iniciativës YouthSpark të Microsoft-it është t’u ndohmojë të rinjve së bashku t’i hulumtojnë ndryshimet shoqërore, me ndihmën e teknologjisë si vegël. Gjatë punëtorisë dyditore, pjesëmarrësit nga sferat e ndryshme shoqërore dhe nga sektori joqeveritar do të hulumtojnë se si mund të zbatohen dhe të orientohen teknologjitë e reja drejt krijimit të ndryshimeve shoqërore dhe të ardhmes më të mirë për të rinjtë dhe komunitetet e tyre. 

Në ngjarjen e sivjetme rajonale “Risi për të mirë” që do të mbahet në Beograd, do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button