Ordanovski: Reformat në media vetëm me ndërrimin e pushtetit

Reformat në media nuk mund të priten nga pushteti aktual. Ato mund të nisin vetëm në rast të ndryshimit të pushtetit, thotë Sasho Ordanovski, njohës i çështjeve politike dhe të medias duke komentuar ngecjen e bisedimet mes grupeve të punës të partive politike, njofton Alsat-M.

“Nëse ndërrohet qeveria atëherë mendoj se duhet të fillojë debati se ku duhet të shkojë sistemi i medias në Maqedonisë. Kjo është një çështje që duhet të zgjasë me muaj ose vite pasi ka probleme strukturore të cilët nuk mund të zgjidhen në bisedime edhe me paragjykim se ka mendim pozitiv për bisedime dhe pikënisje të mirë për bisedime. Kjo na pret pas zgjedhjeve”, deklaroi Sasho Ordanovski.

Ordanovski është i mendimit se media në Maqedoni janë të shkatërruara në mënyrë sistemore dhe se qeverisë aktuali i konvenojnë si të tilla. Zgjidhjet aktuale sipas Ordanovskit mund të shërbejnë vetëm se për balancimin e situatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button