Emigrantët sulmojnë policinë në kufurin Maqedoni – Greqi

Një grup personash të cilët evidentohen si migrantë ekonomikë, gjegjësisht migrantë të cilët në pajtim me vendimet e vendeve evropiane dhe vendet nga ruta ballkanike nuk lëshohen të hyjnë në Maqedoni, sot me përdorimin e dhunës janë sjellë ndaj policisë së Maqedonisë e cila fizikisht në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e siguron kufirin jugor të vendit.

Këto persona të cilët vijnë dhe gjenden në territorin grek, kanë gjuajtur me gurë ndaj policisë së Maqedonisë dhe kanë tentuar drejtpërdrejtë dhe nga afër ta sulmojnë policinë me përdorimin e sendeve të ndryshime.

Sipas informacioneve fillestare nga terreni, gjatë kësaj forme të dhunës nga ana e personave nga ana tjetër e kufirit më lehtë janë lënduar disa policë të Maqedonisë. Nga ana e ekipeve mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë u është dhënë ndihma e parë tre pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Jemi të befasuar nga kjo formë e dhunës, duke pasur parasysh se kufiri është i hapur. Përsërisnim se vendimet tona për dinamikën e fluksit, ku lëshohen për transit vetëm persona të cilët vijnë nga rajonet të cilat janë përfshirë me konflikte luftarake, janë kushtëzuar nga vendimet e vendeve të tjera nga ruta të cilat i lëshojnë vetëm këtë kategori të migrantëve. Nuk ka asnjë arsye për sjellje të dhunshme. Përsërisim se rrethoja shërben si pjesë nga masat tekniko-taktike për orientimin e personave drejt pikave të kontrollit për shkak të regjistrimit dhe trajtimit human, që të mos ndodhin lëshime për shkak të regjistrimit joadekuat të cilat mund të dërgojnë drejt pasojave të padëshiruara të sigurisë, thotë një burim i lartë nga Qeveria.

Theksojmë se e drejta dhe detyrimi ynë është t’i mbrojmë interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve të Republikës të Maqedonisë, por edhe t’u ndihmojmë miqve tanë nga Bashkimi Evropian. Humaniteti dhe siguria nuk mund të pengohen në mënyrë reciproke, por shkojnë së bashku. Ne jemi edhe për humanitet edhe për siguri dhe kështu do të vazhdojmë të siellemi, shtojnë nga Qeveria.

Ekspertët nga sfera e sigurisë për MIA-n vlerësojnë se nuk përjashtohen që këto forma të dhunës mund të jenë motivuara nga provokuesit mes migrantëve të cilët kanë axhendë të fshehur apo të dyshuar.

MPB: Prishet rregulli dhe qetësia nga migrantët nga ana greke e linjës kufitare

Në linjën kufitare të kotës 59 sot rreth orës 13:30 minuta është prishur rregulli dhe qetësia nga ana e migrantëve që ndodhen në anën greke të linjës kufitare Greqi-Maqedoni, thuhet në njoftimin zyrtar nga ana e MPB-së.

Siç citohet në njoftim, migrantët kanë filluar që të gjuajnë me gurë kundrejt policisë me qëllim që të depërtojnë përmes kordonit policor dhe të hynë në Maqedoni.

“Janë lënduar 18 nëpunës policorë prej të cilëve dy janë me lëndime më të rënda në pjesën e kokës, një prej të cilëve edhe tronditje në tru. Të gjithë janë hospotalizuat në Gjevgjeli”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas njoftimit janë demoluar edhe disa automjete policore dhe automjete të armatës dhe mburroja policie por momentalisht gjendja është normalizuar.

Policët e lënduar jashtë rrezikut për jetë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli janë kontrolluar disa pjesëtarë të forcave të sigurisë. Të gjithë janë me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetë. Një prej personave të pranuar me uniformë ka marrë goditje me gurë në helmetë dhe gjendja e tij observohet, por tani për tani nuk ka shenja për pasoja serioze dhe kontuzione, ndërsa gjithashtu edhe një pjesëtar i forcave të sigurisë është lënduar në pjesën mbi gju. Personat e tjerë janë me lëndime më të lehta në pjesët e zbuluara të turpit në pjesën e ekstremiteteve dhe pa shenja për çfarëdo rreziku serioz.

Me qëllim të gatishmërisë dhe reagimit në kohë të sistemit shëndetësor, është vendosur edhe një automjet i ndihmës mjekësore në pikat në Gjevgjeli, ndërsa ekipet shtesë nga Shtëpia e shëndetit Kavadar, Veles, Shkup dhe shtëpitë e tjera të shëndetit në bazë rotacioni do të jenë kujdestarë në Qendrën për ndihmë urgjente në Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button