Shqiptari vret me thikë fqinjin italian, pasi “fliste me zë të lartë natën”

Një vrasje ka ndodhur në Itali gjatë orëve të natës së djeshme, ku një shqiptar ka vrarë me thikë pas një sherri fqinjin e tij italian.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Veletrit në Itali. “Roma Today” shkruan se shqiptari dhe fqinji i tij 32-vjeçar, Francesco Maria Penachi patën një zënkë banale që çoi deri në vrasje.

Pak orë më pas u arrestua edhe shqiptari, i cili është identifikuar me inicialet L.P. 43-vjeçar.

Ngjarja

Viktima kishte ftuar disa miq të tij në banesë dhe, sipas fqinjve të tjerë, ata po flisnin me zë të lartë në orët e vona të natës.

Për shkak të zhurmave, shqiptari shkoi të trokiste në banesën e fqinjit dhe i kërkoi që të ulte zërin. Fqinji nuk e priti mirë kërkesën e shqiptarit dhe konflikti verbal u kthye në fizik, që çoi edhe në vrasjen e italianit.

Policia dyshon se shqiptari ka përdorur mjete të mprehta për të qëlluar fqinjin e tij italian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button