Putin urdhëron sanksione kundër Turqisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar sanksione kundër Turqisë, përfshirë ndalimin e disa mallrave dhe ndalimin e zgjatjes së kontratave të punës për qytetarët turq që punojnë në Rusi.
Dekreti, i cili është publikuar në ueb-faqen e Kremlinit të shtunën, nuk e specifikon se cilat mallra do të ndalohen.

Ai po ashtu kërkon ndalimin e fluturimeve çarter nga Rusia në Turqi dhe u bën thirrje operatorëve turistikë rusë që të ndalojnë shitjen e paketave për pushime në Turqi.

Dekreti vjen pasi Turqia ka rrëzuar një avion luftarak të Rusisë, pranë kufirit me Sirinë, më 24 nëntor.

Incidenti ka shkaktuar kundërpërgjigje të ashpra nga Moska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button