Në mesin e të arrestuarve, edhe 20 të mitur

Policia e Kosovës sot ka arrestuar rreth 90 aktivistë të cilët ishin futur brenda selisë së Vetëvendosjes për të kundërshtuar arrestimin e deputetit Albin Kurti ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe 20 të mitur.

Të rinjtë e moshës 16-18 vjeçare janë intervistuar në praninë e punëtorit social dhe, sipas drejtorit për punë sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, shumica nga ta janë dërguar në mbajtje dhe vetëm 3 nga ta mund të lirohen, raporton Koha.net.

Mujku ka thënë për TV Arta se “disa të mitur po intervistohen në stacione të policisë, gjë të cilën jam i bindur se asnjë lider partie apo prind nuk do ta dëshironte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button