Më në fund fitojnë “qyetarët” e Premier Ligës

Pas humbjes nga Liverpooli në javën e kaluar dhe më pas disfatës nga Juventus në Ligën e Kampioneve, Manchester City ka arritur të marrë pikët e plota në takimin e sotëm kundër Southamptonit.

Cityzens fituan me rezultat prej 3-1, në një ndeshje të bukur të zhvilluar në Etihad. Golat nga De Bruyne, Delph e Kolarov i siguruan pikët e plota Cityt. Në anën tjetër golin e vetëm për Southamptonin në këtë takim e shënoi Long, kur po luhej minuta e 49’ e takimit.

Me këtë fitore City bëhet lider i Premier Ligës, me një pikë më tepër se Leicesteri, që nesër luan kundër Manchester Unitedit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button