Pukë, zjarrfikësja tërheq me kavo ambulancën

Teuta ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Pukë ndaj Tërbunit 0-1, por ajo çfarë ka ndodhur në fillim të pjesës së dytë tregon edhe njëherë për organizimin e dobët të ndeshjes nga ana e skuadrës vendase.

Futbollisti i Tërbunit, Abel Gebor u dëmtua sapo kishte filluar pjesa e dytë, duke mbetur i shtrirë dhe duke ngjallur frikë tek të gjithë.

Por, në momentin kur të gjithë po kërkonin ambulancën, drejtuesi nuk ishte aty, ndërsa edhe pasi erdhi ai, makina nuk ndizej.

Kjo detyroi zjarrfikësen që ta tërhiqte me kavo makinën e ambulancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button