Rrëmbehen dy persona në Shkodër, pengmarrësit shkëmbejnë zjarr me policinë

Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, sot kanë realizuar një operacion ku kanë bërë të mundur lirimin e një qytetari që ishte marrë peng nga disa persona.

Në sajë të operacionit të koduar “Pengu”, pengmarrësit dhe policia kanë shkëmbyen zjarr, por nuk nuk ka patur asnjë të lënduar.

Në prangat e policisë kanë rënë tre persona dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se autorët kishin marrë peng dy vëllezër, por njërin e kishin liruar që të gjente 10 mijë Euro në këmbim të lirimit të vëllait.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button