LIVE: Opozita mblidhet për protestë në shesh pas arrestimit të Albin Kurtit (VIDEO)

UPDATE / Dhjetra policë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shpërthyer derën e selisë së Vetëvendosjes, për arrestimin e Albin Kurtit. Ata janë përplasur me protestuesit që janë rreshtuar në mbrojtje të Kurtit.

Opozita është mbledhur në shesh për të protestuar pas arrestimit të ish liderit të VV-së, Albin Kurtit.

____________________________________-

Njoftohet se në këto momente ish- lideri i VV-së tashmë është arrestuar në zyrat e selisë qendrore të kësaj partie. Policia ka arrestuar edhe shumë aktivistë të VV-së dhe pritet edhe arrestimi i Albulena Haxhiut.

Situata aktualisht është e tensionuar.

Autoambulanca po qëndron pranë selisë së objektit opozitar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Policia po nxjerrë të lënduar nga selia e Vetëvendosjes për të pranuar tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.

Lëndimi i aktivistëve të Vetëvendosjes duket se ka ndodhur kur policia me forcë ka hyrën brenda zyrave të Vetëvendosjes.

Pos të lënduarve ka edhe shumë të arrestuar.

16:09 – Të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes që ishin brenda ndërtesës së kësaj partie janë duke u arrestuar një nga një, nga policia e Kosovës. Policia ende nuk e ka arrestuar Albin Kurtin.

16:03 – Policia e Kosovës ka arritur që të futet brenda objektit të Lëvizjes Vetëvendosje. Mësohet se edhe brenda objektit ka aktivistë të kësaj lëvizjeje që po mundohen të pengojnë arrestimin e Kurtit.

15:57 – Aktivistët e VV-së kanë filluar përleshjen me Policinë e Kosovës para selisë së VV-së aty ku Njësia Speciale ka bllokuar të gjitha rrugët që nga momenti i arritjes së Albin Kurtit në seli.

Aktivistët e VV-së fillojnë përballjen me Njësinë Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe lider i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti, pas përfundimit të marshimit protestues, ka mbërritur në selinë e partisë. Edhe pse është në kërkim, ai mori pjesë në proteste.

Menjëherë pas mbërritjes së Kurtit, selia është rrethuar nga forcat speciale, për ta arrestuar, duke zbatuar urdhër-arrestin e nxjerrë ditë më parë nga gjykata.

Ndërkohë, nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë thirrje të gjithë aktivistëve, që në shenjë revolte të mblidhen para selisë së tyre, transmeton Portalb.

Kjo pasi, siç njoftojnë ata, zyra e VV-së është rrethuar nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button