Fushë krujë, përfshihet nga flakët makina me targa maqedonase

Një makinë me targa maqedonase u përfshi nga flakët në autostradën Fushë krujë -Milot në zonën e Thumanës, paraditen e sotme.

Mjeti tip audi A4  fillimisht u përfshi në një aksident, ku u përplas nga një tjetër automjet, ndërsa më pas mori flakë.

Ndonëse zjarri u përhap me shpejtësi, për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.

Aksidenti solli bllokimin për mëse një orë të qarkullimit, që u normalizua falë ndërhyrjes së policisë rrugore.

Në mjetin e djegur udhëtonin 4 persona mes të cilëve një përfaqësues i OSBE në Maqedoni, njofton Ora News.

makina-ne-flake_

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button