Refugjatët, Maqedonia ngre gardh me tela në kufi

Ushtria në Maqedoni ka nisur të ngrejë një gardh me tela në kufirin jugor me Greqinë.

Zyrtarët në Shkup, megjithatë, kanë thënë se nuk do të mbyllin plotësisht kufirin për refugjatët që ikin nga lufta, njofton Alsat M.
Autoritetet njoftojnë se qëllimi i gardhit është që “të menaxhohet fluksi i njerëzve drejt pikave të regjistrimit dhe të trajtimit”.

Dy javë më parë, vendet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë, kanë marrë vendim që të lejojnë brenda vetëm refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Kjo ka bërë që refugjatët e nacionaliteteve të tjera të protestojnë.

Masat janë ashpërsuar pasi së paku dy prej militantëve që kanë sulmuar Parisin më 13 nëntor, kanë hyrë në Evropë duke u përzier me refugjatë.

Evropa po përballet me fluksin më të madh të refugjatëve qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 700,000 njerëz kanë arritur vetëm këtë vit në vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button