Ahmeti: Kohërat kanë ndryshuar në favor të shqiptarëve

“Sot është një ditë motmoti, një ditë e shënuar, ngjarje jashtëzakonisht e madhe, dita e flamurit, ku domosdo në këto ditë duhet të mendojmë e të reflektojmë dhe t’i shohim të mirat”, tha në fjalimin e tij para të pranishmëve në Akademinë solemne të mbajtur në Shkup, në kuadër të Ditës së Flamurit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, njofton TV21.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se kohërat kanë ndryshuar edhe atë në favor të shqiptarëve dhe siç tha, “duhet të jemi të mençur dhe të zotë që këto kohëra dhe më tej t’i shfrytëzojmë në avancimin e mëtejmë të çështjes shqiptare

“Duke rrumbullakuar në tërësi të drejtën e pamohueshme dhe pakontestueshme për barazi mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, atij shqiptar dhe maqedonas, deri në përmbylljen dhe jetësimin e pavarësisë së Kosovës duke përfunduar e pranuar në gjitha institucionet ndërkombëtare dhe në Organizatën e KB-ve me një Shqipëri me paqe e stabilitet e prosperitet ekonomik dhe të anëtarësuar si që e kemi në NATO, dhe sa më parë të jemi pjesë e Evropës së bashkuar dhe si Ballkan Perëndimor të jemi aty ku e kemi vendin në NATO e BE”, ka thënë Ahmeti në fjalimin e tij në akademinë solemne me rastin e 28 nëntorit ditës së flamurit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button