LR-PDSH ua uron 28 Nëntorin

“Festa e madhe shqiptare, Dita e Flamurit, përbën ngjarjen më të rëndësishme të popullit tonë, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ky moment historik i bashkimit gjithëkombëtar shërben për të reflektuar në të kaluarën tonë kombëtare, dhe për të punuar që në liri dhe dinjitet të festojë këtë ditë çdo shqiptar kudo ndodhet. Kjo festë është rikujtim i përpjekjes historike të të parëve tanë për të fituar mëvetësinë e tokave të uzurpuara. Është një çlirim real, ndërkaq sot përbën një çlirim shpirtëror shenjtëria që përcjell ky përvjetor i Pavarësisë së shtetit shqiptar. Është çlirim shpirtëror, sepse në përvjetorë si këto jemi së bashku, të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve të shtetit amë, shpirtërisht të bashkuar për të dhënë gjithë kontributin tonë në rritjen e vlerave kombëtare”, shkruhet në urimin e LR-PDSH-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button