Nivel i lartë i ndotjes së ajrit në Pekin

Ndotja e ajrit në Pekin ka arritur një nivel të rrezikshëm të shtunën në mëngjes kur re të dendura smogu përfshinë një pjesë të madhe të kryeqytetit kinez, pavarësisht përpjekjeve për të pastruar ajrin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti kinez i Meteorologjisë, niveli i grimcave të imta toksike PM2,5 të shtunën në mesditë ishte 391 mikrogramë për metër kub. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konsideron se niveli i sigurt i përmbajtjes së grimcave PM2,5 është vetëm 25 mikrogramë për metër kub.

Ministria kineze për Mbrojtjen e Mjedisit parashikon se ndotja e lartë e ajrit edhe në rajonin e gjerë të Pekinit, në pjesën perëndimore të krahinës Shandong dhe pjesën veriore të krahinës Henan do të zgjasë deri të martën, kur pritet erë e fortë që do të pastrojë ajrin. Qytetarët këshillohen që deri atëherë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të pakësojnë lëvizjet deri në minimum. Autoritetet kineze si fajtorin kryesor për ndotjen e karakterizojnë djegien e qymyrit që qytetarët e përdorin për ngrohje gjatë dimrit.

Nga ministria kanë paralajmëruar se në qytetet veriore kineze do të dërgojnë ekipet eksperte për të vlerësuar emetimin e gazrave në disa fabrika. Në vitet e mëparshme autoritetet kineze kanë mbyllur disa fabrika dhe kanë përjashtuar nga trafiku gjysmën e automjeteve për të parandaluar ndotjen e ajrit. Megjithatë, masa të tilla drastike autoritetet kanë vendosur vetëm kur Pekini duhej të dërgonte imazh të mirë për vetën në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button