Fundjavë derbish në ligat e Maqedonisë

Pas ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, kthehen ndeshjet kampionale në të dy ligat e Maqedonisë. Ekipet nga Liga e Parë do të luajnë ndeshjet e xhiros së 16-të, ndërsa në të dytën me ndeshjet e xhiros së 14-të përmbyllin gjysmë sezonin.

Liga e Parë do të sjellë tri derbi të kampionatit, ku të gjitha do të luajnë mes vete 6 ekipet që mbajnë kreun e tabelës, kështu që Shkëndija pas fitores ndaj Vardarit do të kërkojë suksesin e radhës ndaj Rabotniçkit, ku këto ekipe ndeshjen duhet ta luajnë në Kërçovë, ndërsa lideri i tabelës Vardari është nikoqire e Renovës së Qatip Osmanit në stadiumim e Shkupit arena “Filipi i Dytë”.

Skuadra e Shkupit do të ketë një tjetër duel interesant, kur në stadiumin e Çairit do të jetë nikoqire e Sileksit dhe ky duel është një “luftë” për pozitën e tretë.

Në duelet tjera që nuk zgjojnë shumë interes, takohen Metalurgu – Horizont Turnova dhe Mlladost CD – Bregallnica Shtip, skuadra këto që mbajnë pozitat e fundit në renditje. Të gjitha ndeshjet luhen në terminin e zakontë, duke filluar në orën 13:00.

Ndërsa sot luhen ndeshjet e Ligës së dytë me ndeshjet e xhiros së 14-të. Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Manastir ku do të  përballen ekipi i Pelisterit dhe Euromilku, ndërsa derbi duhet të jetë edhe dueli në Gjorçe Petrov ku përballen Makedonija Gj.P dhe Gostivari si dhe Vëllazërimi në Kërçovë është nikoqire e ekipit Pobeda të Prilepit. Është anuluar shkaku i reshjeve të shiut dhe dëmtimit të fushës ndeshja “Skopje” – Teteksi, ndërkaq dhe Kozhufi – Lubancit, nuk luhet sot, këto dy ndeshje do të luhen të martën, . Ndeshjet tjera zhvillohen sot në orën 13:00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button