Familja e Ajlan Kurdit fiton azilin në Kanada

Familja e Ajlan Kurdit, djaloshit tre vjeçar nga Siria, që u mbyt në det, ka fituar azil në Kanada.
Tezja e Ajlan Kurdit që jeton në Vankuver, u ka thënë gazetarëve se shërbimi i emigracionit ka pranuar azilin familjes së tij, transmeton CBC.

Shteti i Kanadasë në javët e ardhshme do të fillojë të pranojë refugjatë nga Siria, ndërsa deri në fund të vitit pritet të arrijnë rreth 10 mijë. Për këtë ka bërë fushatë edhe një shqiptare që jeton në Kanada.

Në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm është paraparë që në Kanada të shkojnë rreth 15 mijë refugjatë sirianë.

Fotografia e trevjeçarit, Ajlan Kurdi, i gjetur i vdekur në plazhin në Bodrum të Turqisë në shtator, tronditi tërë botën. Nëna dhe vëllai i tij pesë vjeç po ashtu kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button