Leonora Poloska rikthehet me bashkëpunim

Këngëtarja Leonora Poloska do të vijë me projektin e saj të ri.

Pas një pauze të gjatë në skenën muzikore, këngëtarja nga Maqedonia do të rikthehet me një bashkëpunim.

Për Telegrafin ajo zbuloi se kënga e re titullohet “Ai shikim” dhe do të vijë në duet me këngëtarin Ardit Bexheti.

Kënga e punuar nga Astrit Stafaj është realizuar me videoklip nga produksioni “Asha”.

Xhirimet tashmë kanë përfunduar dhe sipas këngëtares pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button