Shitet miliona dollarë vetëm një kopje e albumit

Vetëm një kopje e një albumi të grupit Wu –Tang Clan thuhet se është shitur për miliona dollar për një ofertues anonim. Në mars të vitit 2014 lideri i hip hop grupit, Robert ‘RZA’ Diggs ka zbuluar që albumi i cili përmban 31 këngë, është i gdhendur nga argjendi dhe me një kuti të nikelit është duke qëndruar në afërsi të maleve të Atlas në Marok.

Albumi i titulluar “Once Upon A Time In Shaolin” është shitur në ankand online për një koleksionist amerikan Paddle8 në muajin maj. Megjithatë, mendohet se kontrata dhe dokumentet ligjore kanë marrë muaj për tu finalizuar, transmeton Indeksonline. Duke folur vitin e kaluar, RZA ka thënë: Ne jemi gati për të shitur një album që askush tjetër nuk e ka shitur më parë.

Ne jemi gati ta vejmë një pjesë të artit që askush më parë nuk e ka bërë në historinë e muzikës. “Kjo është si dikush ta ketë skeptrin e një mbreti egjiptian”. Në faqen e interneti të projektit anëtarët e grupit bënë të ditur pjesëmarrësit e albumit si Redman dhe çuditërisht disa lojtar të ekipi FC Barcelona. Bendi tha se do t’ia lejojnë pronarit ta publikoj albumin, por vetëm pas 88 vjetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button