Tekst sa për të shkruar diçka

[Recension: Rrjetet sociale e zgjodhën komunikatën më të çuditshme të LSDM-së]

Tashmë u mësuam që nëpër portalet në internet të lexojmë lloj-lloj gjërash që plasohen si tekste gazetareske, e që kanë për qëllim vetëm të mbledhin sa më shumë klikime që është e mundur dhe me këtë ta rrisin lexueshmërinë e ueb-faqes ku janë publikuar. I tillë është shembulli edhe me këtë tekst, i cili nuk është lajm, por një artikull tendencioz dhe i motivuar politikisht.

Социјалните мрежи го избраа најчудното соопштение од СДСМLinku deri te artikulli origjinal: Rrjetet sociale e zgjodhën komunikatën më të çuditshme të LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 20.11.2015

Data e recensionit: 23.11.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Në artë se në rrjetet sociale është zgjedhur komunikata më e çuditshme e LSDM-së.

“Edhe pse konkurrenca ishte me të vërtetë e fortë, rrjetet sociale këto ditë e zgjodhën komunikatën më të çuditshme të LSDM-së. Ajo është komunikata me titull: “Ndihma e shpejtë u nevojitet Gruevskit dhe Todorovit, mirëpo as ajo nuk do të mund t’u ndihmojë”.”

Deri tani nuk ka pasur zgjedhje të komunikatës më të çuditshme të ndonjë partie politike, kështu që lehtë mund të besohet se një gjë e tillë është realizuar në rrjetet sociale. Mirëpo, kur do ta lexoni tekstin, do ta kuptoni se zgjedhja e tillë nuk është bërë askund. Nuk është publikuar se në cilin rrjet social është bërë përzgjedhja, mso ndoshta ka qenë ndonjë anketë, kush e ka përgatitur atë dhe të ngjashme. Shumë pyetje, asnjë përgjigje.

Pastaj, thuhet se si më e çuditshme është zgjedhur komunikata “Ndihma e shpejtë u nevojitet Gruevskit dhe Todorovit, mirëpo as ajo nuk do të mund t’u ndihmojë”. Pse pikërisht kjo komunikatë është më e çuditshme? Nuk është dhënë teksti i komunikatës që lexuesi të bindet në atë që e thotë autori i këtij teksti të pabesueshëm.

“Në rrjetet sociale ka komente me karakter të ndryshëm, më së shumti hasen ato që tallen me komunikatat e këtilla, mirëpo ka edhe të tilla që shprehin brengosje serioze për kaosin dhe nervozën në radhët e opozitës.”

Është mirë që ka pasur komente nga më të ndryshmet. Sikur të kishim mundësi të lexojmë dhe të shohim se sa me të vërtetë qytetarët janë “të brengosur për kaosin dhe nervozën në radhët e opozitës”.

“Për atë se çka mendon populli u verifikua në anketën e fundit të IRI-t, ku VMRO-DPMNE-ja ka përparësi dy herë më të madhe para LSDM-së, gjegjësisht rejtingu u VMRO-DPMNE-së është 24%, ndësa i LSDM-së vetëm 12%. Me gjasë disponimi i këtillë i qytetarëve është burimi i nervozës dhe i frustracionit në radhët e opozitës.”

E çfarë lidhje ka tani kjo me komunikatën “e çuditshme” të LSDM-së? Nëse qëllimi ka qenë që të tregohet se pushteti ka rejting më të madh se sa opozita sipas këtij hulumtimi, kjo është dashur të theksohet në fillim. Mirëpo, këtu kemi një artikull për një temë krejtësisht tjetër, i cili na bind për diçka, mirëpo pretendimin e tillë nuk e argumenton me asgjë, e madje as që na mundëson ta shohim komunikatën “e çuditshme”, por teksti kërkon që t’i besojmë fjalës së tij. Pse ka nevojë të fshehet komunikata e tillë “më e çuditshme, nëse me të vërtetë është aq “e çuditshme”?

Ky është një tekst shumë tendencioz dhe i motivuar politikisht, i cili nuk përmban asnjë lloj argumenti, e lëre me ndonjë argument relevant dhe koherent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button