Komunat shqiptare në rritje, ato maqedonase drejt zhdukjes

Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistika, numri i fëmijëve të lindur në tremujorshin e tretë të vitit 2015, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 3,3 % dhe ka vlerën e 6 081 lindjeve. Numri i personave të vdekur në tremujorshin e tretë të vitit 2015 është rritur me 0,5 % në krahasim me tremujorshin e vitit të kaluar dhe kap cifrën e 4 514 personave, prej të cilëve 41 janë foshnje të vdekura.

Nga këto të dhëna na del edhe shtimi natyror, i cili për këtë periudhë ka vlerën 1 567, që don të thotë se, për aq njerëz numri i foshnjeve të lindura është më i madh se numri i vdekjeve.

Ajo që vërejmë nga ky publikim i Entit shtetëror për statistika, është dallimi i madh i shtimit natyror mes komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë maqedonase. Për shembull, komuna e Çairit, ku shumica e popullësisë janë shqiptarë, ka shtim natyror të popullësisë më të madh se të gjitha komunat me shumicë maqedone, që kap vlerën 159, dhe vetëm Tetova ka shtim natyror më të madh (duke patur parasysh numrin e popullësisë). Çairi ka shtim më të madh se Kumanova, Demir Kapija, Dellçeva, Kavadarci, Makedonski Brod etj. Gjithashtu, Çairi me shtim natyoror 159 njerëz dhe Saraji me 129, kanë shtim natyror më të madh se të gjitha komunat tjera të Shkupit, siç janë: Aerodromi 107, Buteli 62, Gazi Baba 28, Gjorçe Petrov 24, Karposhi -9, Kisella Voda 45, Qendër 31 etj.

Komunat maqedone, jo që kanë shtim natyror tepër të ulët në krahasim me komunat shqiptare, por disa prej tyre rrezikohen me shpopullim ose pakësim të popullësisë, pasi kanë shtim natyror negativ, ose ndryshe thënë, kanë më tepër vdekje të regjistruara se sa lindje, siç janë: Manastiri me rekord -59, pastaj Kavadarci -19, Dellçevë -14, Bogdanci -10 etj.

Dhe këto janë të dhëna zyrtare që për çdo tremujor jep Enti i statistikave. A thua pse u ndërpre regjistrimi i popullësisë në tetor të vitit 2011? Përgjigjen të gjithë e dijmë, mirëpo këtë si duket nuk dëshirojnë ta pranojnë maqedonasit, edhepse faktet janë të pastërta si loti.

Komunat me shtim më të madh natyror të popullësisë

Komuna Lindje të regjistruara Vdekje të regjistruara Shtimi natyror
Shkup 1806 1165 641
Tetovë 339 155 184
Çair 288 129 159
Kumanovë 353 221 132
Saraj 189 60 129
Aerodrom 260 153 107
Studeniçan 131 31 100
Zhelinë 97 23 74

 

Komunat me shtim natyror negativ

Komuna Lindje të regjistruara Vdekje të regjistruara Shtimi natyror
Kavadar 93 112 -19
Dellçevë 28 42 -14
Krivogashtani 11 23 -12
Bogdanci 18 28 -10
Karposh 170 179 -9
Berovë 30 39 -9
Vallandovë 16 25 -9

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button