Cari dhe sulltani sërish në fushë mejdani?

Konflikti i Sirisë në Lindjen e Mesme, por edhe në arenën ndërkombëtare, po bëhet mollë sherri për Fuqitë e Mëdha. Shputa e ariut rus, që shkeli territorin e Turqisë, nxiti debat të ashpër mes Ankarasë dhe Moskës, një ashtu acaroi marrëdhëniet turko-ruse. Akuzat për vijën ajrore janë të ndërsjella. Të dyja palët sjellin fakte për lokacionin e avionit rus, megjithatë një gjë është tashmë e sigurt, cari dhe sulltani janë pranë fushës së mejdanit në shumë sfera.

Reagimi i parë nga ana e Rusisë, ishte zhvendosja e sistemit raketor S-400 e cila godet shënjestrën 250km larg, në bazën e Latakias që ndodhet 45km afër kufirit turk. Rrezik potencial ngelet legjitimiteti që mund të marr Rusia nga autoritetet siriane, për sigurinë ajrore, ky veprim radikal mbase mund t’i parandalonte ndërhyrjet e të gjitha shteteve tjera në Siri.

Deklarata konspirative e ministrit të jashtëm Sergej Lavrov, se Turqia është shtet potencial i sulmeve terroriste, ndoshta paralajmëron trazira në atë vend nga ana e separatistëve kurd apo eskalim të situatës deri në luftë qytetare, e që mund të gjejnë mbështetjen nga ana e bazës ushtarake ruse në Armeni, gjithashtu u bë shkas për anulimin e dhjetëra bashkëpunimeve të agjencive ruse me ato turke. Marrja në pyetje biznesmenët turq, nga ana e autoriteteve ruse, paralajmëron ngërç ekonomik mes dy shteteve por edhe ndalesë të importit të produkteve turke.

Pozita strategjike, i lejon Turqisë të bllokoj Bosforin, gjithashtu bazat amerikane janë shpresa e parë për të në rast nevoje, në këmbim të ndihmës që mund të dhuroj ajo në konfliktin e Ukrainës. Një luftë e tillë e Turqisë me Rusinë, nën ombrellën e NATO-s, padyshim se është kërcënim tejet i madh për rusët, megjithëse kjo çështje mund t’i ndaj anëtaret e saja. Greqia, territori i së cilës vetëm gjatë vitit 2014, u shkel disa herë nga ana e turqve, mund të votoj kundër këtij vendimi. Vendet tjera që mund të votojnë kundër këtij vendimi të mundshëm, janë edhe ato që akuzojnë Turqinë për emigrantët në të cilët mund të infiltrohen edhe terroristë, e që mund të krijojnë skenare tjera si ajo e Parisit.

Ballkani (vendi i gjakut dhe i mjaltës), urë mes Lindjes dhe Perëndimit, lehtë mund të bëhet arenë e zhvendosjes së këtij konflikti të mundshëm. Bazat ushtarake dhe përkrahjet diplomatike ndër vite, ndoshta ndanë popujt e Ballkanit gjatë historisë. Kriza politike dhe çështjet e pazgjidhura shekullore, mund të bëhen shkas i fillimit të një Lufte tjetër Botërore, e cila për momentin nuk është në favor të asnjë shteti, së paku të atyre që po synojnë majën e tregut botërorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button