Utilitarizmi, i quajtur demokraci në Kosovë

Këtu futen organet e zbatimit dhe administratave, që kujdesen për detyrat praktike të qeverisjes, si taksat doganore dhe drejtësia mbrojtëse etj. Pjesa tjetër është kushtetuta, e cila tregon vendin që zë pushteti legjislativ dhe raporti midis pushtetit legjislativ dhe raportit midis pushtetit të tij ekzekutiv.

Të dyja pjesët mund të jenë objekt për vlerësim utilitar. Çështja është se a do të munden të dyja sistemet të rritin mirëqenien shoqërore, duke përmbushur dëshirat e njerëzve në një shkallë sa më të lartë. Filozofia interesohet më tepër për parimet kushtetuese, sesa për pushtetin ekzekutiv dhe administratën, prandaj do të përqendrohemi në temën e parë. Si duhet të jetë legjislacioni, përgjigjja është se duhet të pasqyrojmë dëshirat e popullit të shumicës e jo pakicës siç janë serbët dhe përfaqësuesit e tyre në parlament që pjesa e tyre janë kriminel të luftës dhe paguhen nga taksa e qytetarit. Më pas do ta shohim se filozofia politike nuk është aq e mrekullueshme pas këtij saktësimi, po përkohësisht do ta lëmë ashtu siç është dhe e dëshirojnë shumë liderë kosovar. Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit më përmbushjen e ligjeve varet nga mundësia që ka ai për të marrë pjesë në nxjerrjen e këtyre ligjeve. Sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja popullore ,aq më tepër do të pasqyrojnë legjislacionin vullnetar të popullit, sa kohë që janë në veprim kushtet të tilla. Ky quhet argument utilitar i demokracisë. Në këtë rast duhet t’i kushtojmë vëmendje rezervës sa kohë që veprojnë kushtet e tilla, sepse do t’i kthehemi përsëri.

Për të siguruar ruajtjen e interesave gjatë marrjes së vendimeve dhe nxjerrjen e ligjeve, njerëzit duhet t’i shfaqin këto interesa gjatë procesit të vendimmarrjes, Ata duhet të thonë se çfarë duan, prandaj duhet demokraci. Të gjithë duhet të kenë të drejtë t’i shprehin problemet e tyre. Shkaku nuk është se një monarki absolute, ose një elitë politike shfrytëzon gjithmonë mungesën e të drejtave të qytetarëve siç shfrytëzohen në Kosovë, dhe nuk e sheh interesin e tyre. Ka një shpjegim shumë më të pafajshëm, ekziston gjithmonë rreziku që interesat e tyre që janë jashtë të kapërcyeshme dhe ,në qoftë se nuk ndodh kjo, ka megjithatë, një lloj rreziku që këto interesa të shikohen me një sy tjetër nga ç’do të dëshironim t’i shikonim të interesuarit vetë.

Argumenti utilitarist, duke e idealizuar problemin, e quan demokracinë e drejtpërsëdrejti si formën më të mirë të qeverisjes, si një qeverisje popullore e hapur ,ku të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në nxjerrjen e ligjeve dhe vendimeve politike kur është në pyetje sovraniteti i shtetit. Sa më shumë të drejta që të ketë një njeri, aq më shumë mundësia krijohet për të nxitur çështjen e tij. Kështu që demokracia e drejtpërdrejtë mund të zbatohet shumë rrallë në shoqërinë kosovare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button