Monstra: Ekspertët kanë gabuar gjatë ekspertizës

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për të kryer ekspertizë mbi vendin ku është gjetur makina “Opel Omega”, të cilën dyshohet se e kanë shfrytëzuar autorët e vrasjes së pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës.

“Ka qenë një lëshim i ekspertëve, që e pranuan edhe vetë, sepse kanë marrë mostër prej disa vendeve mostra prej dheut, lokalitetit, por nuk kanë marrë prej vendit ku është gjetur vetura. Ky ishte gabim krucial që do të përmirësohet tani”, tha avokati Naser Raufi.

Gjykata edhe sot nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën e mbrojtjes që të bëjë ekspertizë mbi vetë veturën Opel Omega. Mbrojtja ka kërkuar që Gjykata të prononcohet me shkrim për këtë kërkesë.

“Për kërkesën për veturën, edhe sot e kërkuam edhe njëherë. Edhe për kërkesat e tjera kërkuam që të jepet përgjigje me shkrim, por deri tani nuk është përgjigjur gjyqi”, tha Raufi.

Prokuroria sot nuk ka pasur kërkesa dhe dëshmi të reja. Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 6 nëntor të këtij viti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button