Opinionet e gazetarit sjanë lajm

[Recension: “Demagogjia e rradhës e BDI-së”]

Gazetarët shfrytëzojnë hapësirën mediatike të caktuar për lajme për të përhapur mendimet e tyre duke synuar që ato t’i imponojnë te lexuesit. Kuptohet, një lajm kërkon më shumë kohë, kërkon më shumë hulumtime, verifikim dhe burime. Kurse ca mendime individuale të hedhura në rrjet, nuk marrin më shumë se 5 minuta dhe nuk përbëjnë lajm.

Fakte - Demagogjia e rradhes e BDI-seLinku deri te artikulli origjinal: “Demagogjia e rradhës e BDI-së”
Data e publikimit: 21.11.2015
Data e recensionit: 23.11.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Meqë titulli është pasqyrë e tekstit, ky tekst tërheq vëmendje por kur e lexon nuk pëmban fakte.
Lexuesi do të priste argumentime konkrete të asaj që aludon teksti. Autori akuzon direkt për mos të qenit racional, por të shpalosura në formë të tillë teksti është shumë subjektive.

Gazetari pohon disa gjëra për të cilat nuk shfrytëzon asnjë burim.

Përgjysmimi i rejtingut të BDI-së (duke mos dëshmuar asgjë më numra dhe burimin), tendencë për rrënim total, gjasa për humbje të pushtetit, dështim absolut i politikave të saj, fryrje patriotizmi të rrejshëm, mashtrim i shqiptarëve – janë të gjitha përfundime nga zhvillime apo ngjarje të më hershme.

Nëse si gazetar i ke vënë qëllim vetes të demaskosh dikë duhet dëshmuar profesionalizmin në vepër. Duhet bërë hulumtimet e nevojshme, hipotezat të vërtetohen dhe publikut pastaj i prezentohen rezultatet.
Nëse gazetarët kanë të drejtë të informojnë publikun dhe ke privilegjin që fjala e tyre të dëgjohet masivisht, nuk do të thotë që kanë të drejtë të thonë çfarëdo që personalisht mendojnë.

“Premton barabarëzi të shqiptarëve, një nga tre funksionet e para në shtet, investime tek vendbanimet shqiptare… përderisa fshehurazi nënshkruan për luan në stemë e flamur, vazalitet të denjë ndaj partnerit, moratoriume për çështjet etnike, terror shtetëror ndaj shqiptarëve, diskriminim në të gjitha sferat…dhe kuptohet pasurim individual të krerëve të partisë.”

Në fund të teksti, gazetari ja vesh mendimin e tij këtij subjekti politik që ka marrë përsipër ta kritikojë pa pasqyruar asgjë konkrete.

“Të thuash “do kushtëzojmë me platformë” në vitin 2015 nga ana e BDI-së, është baraz me: të trajtosh shqiptarët si popull pa vetëdije dhe të marrë.”

Ky është mendimi i autorit, por e trajton atë sikur të jetë mendimi i subjektit politik. Jo gjithkush e kupton misionin e këtij profesioni dhe shumica me qëllim shkelin normat e tij.

Nëse teksti do të botohej si opinion atëhere mund të pranoheshin qëndrimet personale, por si lajm çdo argument duhet të verifikohet.

Kodi etike dhe pofesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktorë të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button