Bella

Ç’tu deshën ato valixhe moj Bella
Bashkë me zarfin e puthjen e fundit në faqe
Ç’tu desh që ta doje lamtumirën time
Bashkë me qeshjen, prehjen dhe pëllumbin në paqe
Lumi i gabuar Bella, ç’tu desh
Në shtrat kristalesh pse të flesh
Kur në det pendese ai gjithmonë derdhet
Përndahet pa kthim, përndahet pa shpresë
Dhe pastaj shushurima boshe sjell
Bella afshi flet veç dyherë
Njëherë kur qesh, njëherë kur hesht
Pastaj s’dëgjohet me mijëra vjet
Gjersa si porosi të humbet,
E ta gjej dikush ndonjëherë
Gjykimi i tij gjithsesi
S’do të ishte si ky që kemi ne!

Suad Bajrami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button