Will Smith mund të hyjë në politikë

Aktori amerikan Will Smith, i lodhur nga situata politike aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se ndoshta do të hyjë në fushën e politikës në një të ardhme të afërme, shkruan gazeta The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Ai gjatë një interviste për revistën Hollywood Reporter, 47 vjeçari ka folur për qëllimet e tija në të ardhmen, të cilat përfshijnë edhe plane për t’i testuar aftësitë e tija politikë-bërëse në të ardhmen.

“Kur e shoh spektrin politik në Amerikë, mendoj se aty mund të ketë një të ardhme për mua gjatë viteve në vazhdim. Atyre mund t’ju nevojitem”, ka thënë Will Smith.

Gjatë intervistës ai u shpreh se nuk e konsideron veten shumë të talentuar për tu marrë me politikë, diçka që mund të përdoret kundër tij kur të hyjë në politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button