Shaka e një prillit e ripublikuar papritmas

[Recension: Deputetë dhe ministra nga VMRO-DPMNE-ja kanë kërkuar pasaporta bullgare me procedurë urgjente]

Uikendin e fundit në disa medie doli lajmi i agjencisë informative bullgare “Fokus”, që shfrytëzohet shpeshherë te ne kur bëhet fjalë për pikëpamjet bullgare ndaj Maqedonisë, e ku thuhet se 17 deputetë të partisë në pushtet urgjentisht kanë kërkuar pasaporta bullgare, me ç’rast në disa medie pasuan komentet e stilit “Hë more maqedonas, për ku je nisur?” U dëshmua se mediet që e kanë transmetuar këtë lajm kanë rënë në një kurth informativ!

Fokus-Kanal77-psaosiLinku deri te artikulli origjinal: Deputetë dhe ministra nga VMRO-DPMNE-ja kanë kërkuar pasaporta bullgare me procedurë urgjente

Data dhe koha e publikimit: 21.11. 2015, 17:18

Data e recensionit: 24.11.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Agjencia informative bullgare “Fokus” njofton se 17 deputetë aktualë nga radhët e VMRO-DPMNE-së kanë kërkuar nga qeveria bullgare, me procedurë urgjente t’u jepen pasaporta të R. të Bullgarisë. Sipas po kësaj agjencie, përveç ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, pasaporta të R. të Bullgarisë kanë edhe deputetët Аleksandar Nikollovski, Silvana Boneva, Antonio Milloshovski, Ilija Dimoski dhe të tjerë. Sipas Agjencisë informative bullgare “Fokus”, gjysma e qeverisë së Maqedonisë posedon pasaportë bullgare.

Publikimi dhe transmetimi i kësaj informate, e cila në rrethanat e dhëna dukej shumë e mundshme, është transmetuar edhe në vendet fqinje (nëpërmjet agjencisë Tanjug), mirëpo më pas erdhi demanti nga “Fokus”-i i Sofjes. Ata janë të befasuar nga përmbajtja dhe konsiderojnë se nuk disponojnë me fakte që do ta mbështetnin lajmin e tillë, edhe pse ata janë të bindur se disa njerëz “në qeveri dhe në parlament anojnë kah qëndrimi që të kërkojnë shtetësi bullgare”(!). Mirëpo, vlerësojnë në agjenci, është e qartë se bëhet fjalë për një tekst ku nxiten “përleshjet” ndërpartiake në prag të zgjedhjeve.

Përndryshe, vetë agjencia në demantin e saj nuk thotë se një lajm të tillë nuk e ka emetuar, edhe atë dy herë, mirëpo më 1 prill të vitit 2014 dhe 2013! Këtë e thotë agjencia jonë e cila i ka transmetuar këto shaka të një prillit.

Kjo, gjithsesi, është shkollë e mirë për të gjithë gazetarët që të mos shpejtojnë me lajme të këtilla dhe t’i verifikojnë ato fillimisht. Veçanërisht nëse bëhet fjalë për “Fokus”-in e Skofjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button