Kategoritë e njerëzve që nuk duhet të hanë hudhra

Hudhra është një prej bimëve më të dobishme që ju jep një aromë të veçantë ushqimeve tona. Gjatë viteve, njerëzit e kanë përdorur atë si ilaç për të parandaluar apo trajtuar një gamë të gjerë sëmundjesh.

Megjithatë, ka gjashtë grupe njerëzish të cilët duhet të shmangin konsumin e saj, dhe ata janë: – Pacientët para operacionit: rekomandohet që pacientët të cilët do t’i nënshtrohet një operacioni të ndalojnë marrjen e hudhrës të paktën dy javë përpara, sepse ajo mund të stimulojë gjakderdhjen. –

Njerëzit me tension të ulët: hudhra mund të ulë presionin e gjakut, kështu që teorikisht, konsumimi i saj mund të ulë presionin e gjakut tek njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje. –

Njerëzit të cilët kanë probleme me mëlçinë: edhe pse hudhra ka antibakterialë dhe cilësi antivirale, ajo nuk duhet të përdoret nëse pacientët kanë probleme me mëlçinë. –

Njerëzit me sëmundje të syve: një grup tjetër njerëzish që duhet të shmangin hudhrën janë pacientët me sëmundje të syrit. Nëse këta pacientë konsumojnë hudhra mund të dëmtojnë sytë. –

Gratë shtatzëna dhe gratë me fëmijë në gji: hudhra nuk këshillohet të përdoret në sasi të mëdha gjatë shtatzënisë ose gjatë të ushqyerit me gji, pasi mund të shkaktojë probleme në shëndetin e femrës. –

Pacientët që vuajnë nga diarreja: duhet të shmangin hudhrën pasi ajo mund të stimulojë zorrët duke çuar në përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button