Shkëndija pastër e mundi Vardarin

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka shënuar fitore të lartë me rezultat të pastër 3:0 në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë.

Në ndeshjen më interesante të raundit çerekfinal të Kupës së Maqedonisë, skuadra e Shkëndijës ka një epërsi të mirë para ndeshjes kthyese që do të luhet të mërkurën në arenën Filipi i Dytë. Fituesi u vendos që në pjesën e parë, kur Vardari në fushë mbeti me nëntë futbollistë, pas largimit me kartonë të kuq të Hambarsumjan dhe Popov. Shkëndija kaloi në epërsi kur numerikisht ishin dy skuadrat e barabarta. Zhunior shënoi golin e parë në minutën e 22-të, pas kromimit të Besar Demirit. Vetëm tre minuta më vonë Hambarsumjan u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe duhej para kohe të largohet nga fusha. Ndërsa Goran Popov në minutën e 40-të gjithashtu u largua me të kuq, i cili duke u larguar me top e goditi gjyqtarin kryesorë të ndeshjes, Stavrev.

Pikërisht në këtë minutë Shkëndija avancoi me rezultat 2:0, kur Cuculi me një goditje të fortë dhe precize e tundi rrjetin e portierit Paçovski.

Në pjesën e dytë Shkëndija ishte dominuese dhe gjatë gjithë kohës luhej para portës së Vardarit, ndërsa pas shumë rasteve shënuan vetëm edhe një gol, kur Radeski e shfrytëzoi gabimin e portierit Paçovski. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button