“Rrugë pa shenja“

Po e titulloj këtë shkrim me këtë fjali për disa arsye që nuk më bëjnë të qetë sepse ndikojnë negativisht në mua dhe në gjithë shoqërinë.

Ndodhemi në një situatë paksa të vështire, ku problemet shoqërore sa vijnë edhe shtohen, marrin përmasa të mëdha saqë edhe kanë filluar të na duken të   “bukura“  dhe të “justifikueshme“, por po të thellohemi në analizën e këtyre problemeve ose  të i qasemi në thelb të këtyre problemeve, rezultatet do të na dalin shumë të ndryshme, të ndryshme si për nga natyra ashtu edhe për nga fizionomia e problemit.

Kemi shumë probleme që na rrethojnë dhe na stagnojnë që në zgjidhjen e tyre, duke filluar nga : mosdija, imitimi, politizimi i çdo gjëje dhe funksionimi i asgjëje.

Unë dua të ndalem tek fenomeni i dytë, i cili është imitimi, sipas arsyetimit tim ky fenomen ka filluar  të na ngërtheje në vete aq sa ne  dëshirojmë të bëhemi preh e çdo gjëje që bart ky fenomen.

Është bërë tashmë e tepërt të merremi me “trendet“e huaja botërore dhe me ndjekjen e imitimin e tyre në çdo sferë të jetës, duke përfshirë këtu veshjen, kulturën, traditën, gjuhën etj. Si vallë  ata kanë arritur që ta e mbjellin këtë prej atje larg duke mos qenë asnjëherë këtu tek ne?!

Duhet të fillojmë të merremi me “trendet“  tona që i kemi më të mira se të atyre, duhet të jemi më të vendosur që të kemi diçka në dorën tonë, të fillojmë të mendojmë pastaj të veprojmë kah gjërat pozitive, se e vetmja gjë që na ka mbetur është puna, të gjitha fjalët qe kishim për t’u thënë u thanë, tani na ka mbetur vetëm mënyra praktike, ajo që vërteton mënyrën teorike është  cilësia e pragmatizmit.

Jeta e të rinjve është bërë monotoni e thellë, ngase nuk dinë ose nuk kanë se me çfarë të merren, dituria është bërë vetëm për ata që i janë qasur thellë, kurse për të tjerët është një profesion i njëjte si tjerët, askush nuk u ofron diçka tjetër sepse secili po shikon të ngjitet diku lart e të mos shikojë fare poshtë. Prandaj, edhe nuk duam të pyesim se pse të rinjtë po e braktisin vendlindjen e tyre? Përgjigjen tani të gjithë e dimë, ajo është se nuk të jep mundësi asnjë institucion përkatës, të gjithë i kanë mbyllur sytë para të vërtetës edhe pse e vërteta sa vjen edhe bëhet më e qartë.

Le të bëhemi bashkëmendimtarë të një shoqërie ndryshe, duke mos u varur prej trendeve (zhargon i huaj që ka filluar të përdoret shumë në gjuhën e përditshme) të ndryshme, të fillojmë të jemi lokomotiva e parë që duam ndryshime. Pra, të jemi sakrificë për gjeneratën e cila vjen pas neve.

Pyetjet e shumta që sillen në çdo mendje të njeriut intelektual është : pse neve nuk jemi faktorë relevant në shoqërinë tonë, pse neve nuk kemi “gisht“ në çdo vendim që merret, pse neve jemi gjithmonë objekt kritike për çdo punë, vallë me  të vërtetë jemi kështu apo të gjitha këto janë për të na sforcuar?

Përgjigjet e gjithë këtyre pyetjeve e japin veprat  tona që ne i bëjmë, për t’u dëshmuar se jemi të atillë e jo të këtillë, ngase në të shumtën e rasteve praktika është më dominuese nga teoria.

Rruga nëpër të cilën jemi nisur  është një rrugë ku gjatë udhëtimit nëpër këtë rrugë del diçka e papritur, ku  shohim se aty-këtu  mundë të pësojmë   “aksident“ dhe pastaj në fund zhgënjehemi ngase rregulli i pashkruar thotë : Nuk ka shenja, ju lutem keni kujdes !.

Meqë deri më tani nuk kemi mundur të gjejmë alternativë për kooperim, atëherë të bashkohemi që nga ky moment dhe të shohim se çfarë force do të kemi të bashkuar, të shohim se sa mundë të arrijmë, e të shohim se si prosperojmë dhe e ngrisim këtë shoqëri në piedestale të larta të jetës, pra të bashkëveprojmë dhe kësaj “rruge” të i vëmë edhe  “shenjat“ e në fund të qarkullojmë lirshëm e shpresoj se nuk do të ketë aksidente nëse i respektojmë rregullat dhe ligjet e kësaj rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button