Piloti shqiptar nga Presheva ishte ai që e goditi aeroplanin rus (Foto/Video)

Turqia ka qëlluar një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë, lajmi vjen nga qielli pikërisht nga piloti shqiptar i cili ka lajmëruar bazën ushtarake në Ankara dhe më pas edhe presidentin turk Erdogan. Pas pak minutash lajmi për rrëzimin e aeroplanit rus bëri jehonë të madh në mediat botërore çka nuk munguan as deklaratat e Erdoganit, sipas të cilit “kemi paralajmëruar disa herë rusët të mos na provokojnë, të mos i shohim aeroplanët rus mbi qiellin tonë.” Goditja e aeroplanit rus sipas Ankarasë, është e drejtë e pilotit tonë i cili është në shërbim të popullit dhe ruajtje së integritetit të tokave të shtetit të Turqisë.

Piloti shqiptar Kürti i takon ekipit të fluturimeve “Yalnızca Türk”, i cili është specialist i manovrimeve luftarake me avion F-16.

Siç është raportuar, Turqia ka goditur dhe rrëzuar një avion ushtarak, që thuhet se kaloi në hapësirën e saj ajrore pranë kufirit me Sirinë. Mediat turke raportojnë se avioni ushtarak i qëlluar ishte rus, dhe video e postuar në kanalin televiziv Haberturk tregon se si avioni është i përfshirë nga flakët rrëzohet.

Një zyrtar ushtarak tha se avioni u qëllua nga F16-ta turke (avion ushtarak), dhe se pilotit të avionit të qëlluar iu dha paralajmërim paraprak. Fati i pilotëve nuk është ende i ditur. Sipas CNN-it turk, foto të postuara në rrjetet sociale tregonin dy pilotët që uleshin të sigurt me parashutë në tokë.

Ne gjitha mediat botërore u fol dhe u shkrua se aeroplani rus u godit nga një pilot luftarak i ushtrisë turke. Por, askush nuk foli apo nuk shkroi se kush ishte ai pilot ? Në fakt dikush e dinë shumë mirë, por nuk e thotë dot.

Ish-presidenti i Turqisë Kenan Evren: Në ushtrinë turke sot kemi qindra pilotë, gjeneral dhe oficerë me origjinë shqiptare..

Pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit të 20-të, pas dy luftërave botërore dhe pas luftës së Jugosllavisë në vitet 1990, përkujtohet këtu marrëveshja famëkeqe jugosllavo-turke të viti 1953, për shpërnguljen e shqiptarëve, mijëra familje shqiptare emigruan drejt Anadollit. Sipas vlerësimeve, në Turqi jetojnë më shumë se 3 milionë shqiptarë. Ata janë integruar në qarqet politike dhe ekonomike dhe përfaqësohen fort edhe në ushtri. Këtë e ka konfirmuar në katër sy edhe ish-presidenti i Turqisë Kenan Evren, po ashtu nga Presheva (Bilaci) në një bisedë me gazetarin e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”.

Ai kishte thënë në Maramaris ku ishte zhvilluar takimi se “zotëri gazetar mos më thuaj të lutëm president turk, por president i Turqisë!”, pra n’kofshë bektesh, marre vësh. Po ashtu ai gjatë kësaj bisede i ka thënë gazetarit shqiptar se “Në ushtrinë turke sot kemi qindra pilotë, gjeneral dhe oficerë me origjine shqiptare..”

Më pas, Evren duke folur për origjinën e tij shqiptare dhe duke kujtuar familjen ka pohuar se ” mos vdeksha pa i vendosur dy kurorat mbi varret e gjyshërve në Preshevë!” Nuk harroi të shtonte se në venat e tij rridhte gjak shqiptar, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë. Kenan Evren, është një personazh shumë i debatuar në Turqi, që endet mes dashurisë dhe urrejtjes, por në thelb të gjithë bashkohen se ai mbetet një burrë shteti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button