Progres-raporti, Fule: Ja 5 prioritetet për hapjen e negociatave

Eurokomisioneri Stefan Fule prezantoi sot rekomandimin e Komisionit Europian te formuluar pas shqyrtimit të progres raportit për Shqipërinë. KE rekomandon që Këshilli i BE t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, duke kuptuar se ajo do të vazhdojë të luftojë krimin dhe korrupsionin.

“KE rekomandon që Këshilli i BE t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, duke kuptuar se ajo do të vazhdojë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Në mënyrë që komisioni të rekomandojë hapjen e negociatave vendi duhet të forcojë përpjekjet që kanë nisur dhe të ndërmarrë veprime për 5 prioritete”- tha Fule.

Sipas Fyles, Komisioni është i gatshëm për të plotësuar përmbushjen e prioriteteve kyce, angazhim në dialog të nivelit të lartë me këtë vend.

Komisioni Europian publikon 5 prioritetet që Shqipëria duhet ti plotësojë.
1-Administratë profesioniste dhe të depolitizuar
2-Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
3- Lufta kundër korrupsionit
4-Lufta kundër krimit të organizuar
5-Mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë romët. http://www.albeu.com/shqiperi/progres-raporti-fule-ja-5-prioritetet-per-hapjen-e-negociatave/128622/

Lajme të ngjashme

Back to top button