Rusia do ti dorëzojë Irakut gjashtë avionë SU-25

Komisioni parlamentar i Sigurisë dhe Mbrojtjes të Irakut deklaroi se Rusia do ti dorëzojë vendit gjashtë avionë luftarakë Sukhoi SU-25, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komisionit Hakim el-Zami për AA deklaroi se qeveria irakiane në ditët e ardhshme do të marrë nga Rusia gjashtë avionë luftarakë.

Delegacioni i Irakut ka udhëtuar për në Rusi që të provojë avionët e lartpërmendur.

Zami thekson se avionët janë pjesë e një marrëveshjeje të mëparshme të arritur mes dy vendeve. Qeveria e Irakut ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme me SHBA-të, me disa vende evropiane dhe Rusinë, me qëllim të luftës më efikase kundër organizatës terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button