Në fushën e energjisë edhe Rusia është e varur nga Turqia

Ekpserti i ekonomisë në Fondacionin për Kërkime në Politikë, Ekonomi dhe Shkencat Sociale (SETA) Prof. Dr. Erdal Tanas Karagöl, ka vlerësuar për gazetarin e AA-së marrëdhëniet energjititke Turqi-Rusi pas ndërhyrjes ndaj avionit luftarak që shkeli hapësirën ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Karagöl duke cekur se me Rusinë që nga e kaluara e deri tani janë përjetuar disa kriza dhe se në kuptimin e politikës së jashtme në tema të caktuara ka pikëpamje të ndryshme, ai është shprehur:

“Nëse do të merren në qendër mosmarrëveshjet politike, vërejmë se kjo nuk reflekton në bashkëpunimin energjititk në marrëdhëniet ekonomike me Rusinë. Turqia është tregu i dytë më i madh i Rusisë pas Gjermanisë. Pra bëhet fjalë edhe për varësinë e Rusisë ndaj tregut të Turqisë. Në tregëtinë e Gazit në projekte si Rrjedha Turke që Rusia do të nisë në vendet e tjera duke kaluar nëpërmjet Turqisë për në Europë, Turqia del në pah si një nga dyert më të rëndësishme. Në rast të thellimit të problematikës me Rusinë, unë nuk jap mundësinë se do të ndrëpritet nga Rusët gazi që rrjedh në turqi. Gjithashtu nuk shoh brenda mundësive që të pezullohen projektet aftagjata si ai i centralit bërthamorë Akkuyu dhe Rrjedha Turke. Nëse Rusia do të ngecë në një qëndrim të kundërt dhe nëse injoron marrëveshjet ndërkombëtare në energji kjo do të jetë sikur të bëjë “harakiri”.

Karagöl, duke theksuar se injorimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do të sillnin pasoja edhe ligjore edhe tregëtare ai ka thën se “Nëse Rusia tërhiqet të zbatojë angazhimet ndaj Turqisë të vendosura me marrëveshjet, kjo do të sjellë më shumë dëme për ekonominë e saj. Rusia e ka një problem aktual me Ukrainën. Unë mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në politikën e energjisë ku Rusia e cila e din mirë se një ndërhyrje e kryer ndaj Turqisë anëtare e NATO-s, do të përceptohet si e kryer ndaj NATO-s, të marrë një vendim radikal dhe të bëjë harakiri”.

Ndërsa në lidhje me mundësinë që Rusia të hedhë një hap jashtë pritshmërive në energji Karagöl ka vlerësuar se “Turqia në një situatë të tillë mund të hasë në vështirësi, por nevojat e gazit natyror mund ti përballojë duke marrë gazin natyror të ngjeshur (LNG) nga vende si Katari dhe Algjeria”.

– “Rusia lehtëson opinionin e brendshëm publik”

Karagöl ka vlerësuar se deklaratat e fundit të Rusisë janë përpjekje për të “lehtësuar opinionin e brendshëm publik” të sajin dhe ka shpjeguar se pala turke e ka vlerësuar më me gjakftohtësi problematikën.

– Situata aktuale në energji me Rusinë

Turqia nga 50 miliardë metërkub gaz që përdor tani në vit, afërsisht 55 përqind të këtij gazi e siguron nga linjat që vijnë nga Rusia dhe linja rrjedha blu. Sipas të dhënave të BOTAŞ (shoqëria anonime për linjat e tubacionit dhe të transportimit të naftës) nga 34.7 miliardë metërkub gaz të konsumuara gjatë peridhës 9 mujore të këtij viti, nga Rusia është marrë 19.4 miliardë metërkub gaz.

Ndër të tjera theksohet se Turqia mund të përdorë depon e gazit që ndodhet në Silivri dhe e cila ka një kapacitet prej 2.6 miliardë metërkub gaz, dhe gjithashtu mund të përdorë edhe dy mundësitë e dy depove të ndryshme LNG në rajon dhe të asaj në Aliağa ashtu si në krizën e Ukrainës. Turqia ashtu siç mund të kërkojë nga Azerbajxhani dhe Irani për rritjen e sasisë së gazit, ajo gjtihashtu mund të mbështesë marrjen e gazit LNG në tregun vendas.

Ndërsa në centralin bërthamor Akkuyu i cili është marrë përsipër nga kopmania kombëtare ruse Rosatom synohet që njësia e parë të hyjë në punë në 2022. Rusia për projektin deri tani Truqisë i ka siguruar një burim hyrës prej 3 miliardë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button