Besimi – Hahn në Bruksel: T’u përmbahemi rekomandimeve të KE-së

Zv/kryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi, u takua sot në Bruksel me komisionerin per zgjerim Johannes Hahn, i cili ka porositur se për Maqedoninë është e rëndësishme që ti mirëmbahet rekomandimeve që në progres-raportin e fundit ia dha Komisioni Evropian.

“Qëllimi i takimit të sotëm me Hahnin ishte që të informohemi si iu qasëm menjëherë pas raportit dhe se çka ndërkohë është bërë. Ajo për çka u fol ishin rekomandimet në raport, gjegjësisht ajo që pritet nga Republika e Maqedonisë, ndërsa ato janë gjëra shumë qartë të vendosura nga ana e eurokomisarit. Bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjespolitike dhe obligimet që janë ndërmarrë me këtë marrëveshje, përmes qasjes konstruktive nga ana e të gjitha partive politike, posaçërisht lidhur me funksionimin e institucioneve ku ka përfaqësues të më shumë partive politike”, tha Besimi për MIA-n.

Aspekti i dytë i bisedës me Hanin, sipas eurointegristit të parë të Maqedonisë, kanë qenë prioritetet urgjente reformuese që priten nga Maqedonia t’i bëjë, që gjithashtu qëndron në raportin e KE-së për vendin tonë. Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për krizën e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button